Drejtoria e Gjimnazit “Gjon Buzuku” – Prizren shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e saj të veçantë për profesoreshën e historisë, znj. Fetnan Derviş, për realizimin me sukses të projektit edukativo-kulturor “Të jesh fëmijë në vitet ’80”.
Ky projekt, i cili u prezantua në kuadër të festimeve për 23 Prillin – Ditën Kombëtare të Turkëve të Kosovës, përfaqëson një kontribut të çmuar në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore. Në shenjë respekti dhe vlerësimi për këtë punë të përkushtuar, znj. Derviş dhuroi sot doracakun e projektit për Drejtoreshën e shkollës, znj. Gylaj Karjagdiu.
Ky doracak përmbledh me kujdes lojërat tradicionale të viteve ’80, analizat psikologjike mbi përfitimet e tyre, dhe paraqet një udhëzues praktik për edukatorë, prindër dhe nxënës.
Gjimnazi “Gjon Buzuku” është krenar për punën e palodhshme të stafit të tij dhe e vlerëson lartë çdo nismë që kontribuon në pasurimin shpirtëror dhe arsimor të brezave të rinj.