Në shkollën Shkolla “Mehmet Gjevori” janë ndarë mirënjohje për nxënësit e dalluar që arritën rezultate të suksesshme në Garat e Diturisë 2026, duke përfaqësuar denjësisht shkollën me angazhimin dhe nivelin e tyre të lartë të dijes.
Sipas njoftimit të shkollës, nxënësit kanë arritur të renditen në vendin e tretë, të pestë, të gjashtë dhe të nëntë në këto gara, rezultate që vlerësohen si dëshmi e përkushtimit të tyre në procesin mësimor dhe aktivitetet akademike.
Me mirënjohje të veçantë është vlerësuar edhe arsimtarja e gjuhës angleze për kontributin dhe angazhimin e saj në përgatitjen e nxënësve, veçanërisht për arritjen e vendit të tretë në gara.
Drejtoria e shkollës ka falënderuar nxënësit dhe mësimdhënësit për punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm, duke u uruar suksese edhe më të mëdha në të ardhmen.