Mirënjohje për kampionin e matematikës, Olsi Ajvazi

- Advertisement5 -

Pas publikimit të rezultateve përfundimtare në Olimpiadën e Matematikës Komunale, nxënësi, Olsi Ajvazi, i klasa VIII në shkollën “Xhemajl Mustafa” mori vendin e parë dhe kështu e fitoi te drejtën për ta përfaqesuar komunën e Prishtinës në Olimpiadën XVI të Matematikës së Kosovës 2024 dhe pas publikimit te rezultateve përfundimtare të kësaj gare Olsi e dëshmoi edhe një herë potencialin që ka për lëndën e matematikës duke u renditur i pari edhe në këtë nivel garimi dhe duke na bërë shumë krenarë.

- paragrafi 1 -

Shkolla njofton se mirënjohje iu dha edhe arsimtares së matematikës, Shqipe Dobra, e cila gjate këtij rrugëtimi ishte e angazhuar vazhdueshëm përmes nje plani konkret të orëve mësimore shtesë dhe kështu angazhimi i saj u shpërblye me fitoret e Olsit.

- Advertisement - M1

FB IMG 1704817057122

“Të priftë e mbara Olsi në garën e radhës për përzgjedhjen e nxënësve për ta përfaqësuar vendin në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës IMO 2024!”, thuhet në njoftimin e shkollës. /AlbanianEducation.net/.