Mirënjohja që mbeti pa u dorëzuar nga nxënësit – një kujtim prekës për drejtorin Gëzim Gjuraj që ndërroj jetë

- Advertisement5 -

Vdekja e drejtorit të shkollës “Shaban Golaj” në Lipovec, Gëzim Gjuraj, ka lënë pas dhimbje të madhe te familja, kolegët, nxënësit dhe e gjithë komuniteti shkollor.

- paragrafi 1 -

Mesazhi më prekës vjen pikërisht nga nxënësit e klasës së nëntë, të cilët kishin përgatitur një mirënjohje të veçantë për drejtorin e tyre, si shenjë respekti dhe falënderimi për përkushtimin dhe kontributin e tij në arsim, njofton shkolla.

- Advertisement - M1

Fatkeqësisht, kjo mirënjohje mbeti pa iu dorëzuar. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta e bëri edhe më të rëndë këtë moment, duke e kthyer atë mirënjohje në një simbol të respektit dhe vlerësimit që nxënësit kishin për drejtorin Gjuraj.

Nga shkolla “Shaban Golaj” kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit, duke theksuar se kontributi i tij në edukimin e brezave dhe përkushtimi ndaj shkollës do të mbeten gjithmonë në kujtesën e tyre.

Kujtimi për Gëzim Gjurajn do të jetojë përmes punës së tij dhe respektit që fitoi ndër vite nga nxënësit, kolegët dhe komuniteti.

- Advertisement - m2

Shqip | English