Mirela Kumbaro emërohet Ministre e Arsimit në Shqipëri

- Advertisement -

Kryeministri shqiptar, Edi Rama prezantoi sot kabinetin e ri qeveritar, ku ndryshimi preku edhe Ministrinë e Arsimit.

- paragrafi 1 -

Mirela Kumbaro është emëruar Ministre e Arsimit, duke marrë kështu detyrën pas Ogerta Manastirliut.

- Advertisement -

CV e Mireles:

Mirela Kumbaro Furxhi është lindur në Tiranë, në vitin 1966. Nga shtatori i vitit 2021 ajo ka shërbyer si Ministre e Turizmit dhe Mjedisit. Në vitin 2013, ishte emëruar Ministre e Kulturës, dhe e vazhdoi mbajtjen e kësaj pozite për më shumë se 5 vjet, duke u emëruar sërish ministre e Kulturës në vitin 2017 në mandatin e dytë të qeverisë Rama.

- Advertisement -

Në vitin 2017 është nderuar me Urdhrin “Oficere e Nderit në Art dhe Kulturë” nga Ministria e Kulturës dhe Komunikimit të Francës, me motivacionin për kontribut të lartë në fushën e kulturës dhe të bashkëpunimit shqiptaro-francez. /AlbanianEducation.net/.