E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Miratohet vendimi, këtyre shkollave në Podujevë u ndërrohet emërtimi

- Advertisement1-

Dy shkollave të mesme në Podujevë, “Fan Noli” dhe “Isa Boletini”, nga viti i ardhshëm do të jenë me emërtim të ri profesional.

Ky vendim është miratuar sot nga të gjithë këshilltarët komunalë në Podujevë. Këtë propozim e ka bërë drejtori i Arsimit, Avni Fetahu, i cili ka thënë se qëllimi i këtij vendimi është që të krijohet hapësirë për drejtime që i kërkon tregu i punës.

- Advertisement -

“Me këtë vendim, shkolla e mesme teknike “Fan S. Noli” dhe shkolla e mesme ekonomike “Isa Boletini”, nga shkolla të mesme të larta profesionale, emërohen në institucione të arsimit dhe aftësimit profesional me shkurtesën IAAP. Emërimi këtyre shkollave, sipas nenit, bëhet me qëllim të rregullimit, strukturimit, menaxhimit dhe organizimit të tyre, që ofrojnë arsim profesional. Pra, është kërkesë që këtyre shkollave t’u ndërrohet emërimi, që vitin tjetër të krijojnë hapësirë për drejtime që i kërkon tregu i punës”, ka deklaruar Fetahu.

Me 29 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është miratuar ky propozimi i Drejtorisë së Arsimit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....