Është miratuar sot miratuam teksti mësimor: “Gjuha Shqipe dhe Kultura Shqiptare”, niveli III, shkruan AlbanianEducation.net.
Ministrja e Arsimit në Kosvoë, Arbërie Nagavci ka njoftuar se bashkë me ministren e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, kanë nënshkruar vendimin e përbashkët për miratimin e tekstit mësimor “Gjuha Shqipe dhe Kultura Shqiptare” niveli III” duke kurorëzuar sukseshëm një punë të gjatë nga ekspertë dhe studiues të dy vendeve, të Kosovës dhe Shqipërisë.
Njoftimi nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci:
🇽🇰🇦🇱 Për fëmijët tanë në mërgatë, miratuam sot tekstin mësimor: “Gjuha Shqipe dhe Kultura Shqiptare”, niveli III.
Bashkë me ministren e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, nënshkruam vendimin e përbashkët për miratimin e tekstit mësimor “Gjuha Shqipe dhe Kultura Shqiptare” niveli III” duke kurorëzuar sukseshëm një punë të gjatë nga ekspertë dhe studiues të dy vendeve, të Kosovës dhe Shqipërisë.
Jam e lumtur që finalizuam tekstet e reja për fëmijët tanë në mërgatë. Ofrimi i mësimit cilësor shqip për fëmijët tanë në mërgatë dhe forcimi i identitetit tonë kulturor përmes bashkëpunimit e iniciativave të përbashkëta, ka qenë prioritet i Qeverisë sonë.
Gjatë këtij mandati kemi pasur bashkëpunim intensiv me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë me qëllim institucionalizimin e mësimit shqip në mërgatë. Pas finalizimit të teksteve të përbashkëta vazhdojmë përpara me projekte të tjera të rëndësishme.
🇽🇰🤝🇦🇱 Kosova dhe Shqipëria, bashkë për arsimin dhe të ardhmen!