Miratohet rezoluta për rritjen e koeficientit të pagave në sektorin publik

- Advertisement -

Në seancën e sotme të Kuvendit është miratuar rezoluta për rritjen e koeficientit të pagave në sektorin publik.

Kjo rezolutë u votua me 69 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

- Advertisement -

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla që të mos eksperimentohet me koeficientet e Ligjit të Pagave.

Ai ka kërkuar që të votohet rezoluta e propozuar nga ta.

Sipas tij, nëse koeficienti ka për qëllim të zvogëlohet dhe nuk vjen në mars në Kuvend, atëherë rritje të pagave në sektorin publik nuk do të ketë.

- Advertisement -

Mimoza Kusari-Lila ka thënë se Ligji i Pagave do të vjen në mars.

Ajo ka thënë se do të bëjnë të pamundurën që të kalohet ky ligj.