E hënë, 20 Janar, 2025

Miratohet dhënia e vaksinës anti-COVID te fëmijët e moshës 12-15 vjeç në Kosovë

- Advertisement1-

Ministria e Shëndetësisë ka miratuar rekomandimin e Komitetit për imunizim kundër COVID-19 për vaksinimin e fëmijëve të moshës 12-15 vjeç (pa indikacione shëndetësore) me vaksinën Pfizer BioNTech, me kërkesë dhe vullnet të prindit apo kujdestarit ligjor.


Vaksinimi i kësaj grup-moshe mund të bëhet në të gjitha qendrat e vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë, vetëm në prani të prindit apo kujdestarit ligjor.

- Advertisement -

Për vaksinimin e fëmijëve të kësaj grup-moshe, prindërit e tyre ose kujdestarët ligjor nuk kanë nevojë të caktojnë paraprakisht termin, por vetëm të paraqiten në qendrën e vaksinimit në komunën përkatëse.

“Ky vendim është bazuar në rekomandimet e EMA, FDA, CDC, dhe në praktikat e shumë shteteve të cilat deri tash kanë arritur shkallë të konsiderueshme të vaksinimit të fëmijëve të kësaj moshe me vaksinën kundër COVID-19”, thotë MSH.

“Përvoja nga shtetet që kanë nisur aplikimin e vaksinës të grup-mosha 12-15 vjeçe, flasin për siguri dhe efikasitet të lartë të kësaj vaksine edhe tek fëmijët, duke i mbrojtur ata nga të gjitha variantet e SARS-COV-2, përderisa efektet e mundshme anësore janë të pa përfillshme në raport me përfitimet nga vaksinimi”, thotë tutje ministria.

Ministria e Shëndetësisë rikujton se deri tash ka qenë i lejuar vaksinimi i grup-moshës 12-15 vjeçe me indikacione shëndetësore dhe i të gjithë qytetarëve të moshës mbi 16 vjeç.

Ministria i inkurajon prindërit që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre kundër COVID-19, si mënyrën më të sigurt për parandalimin e infeksionit COVID-19 në mesin e fëmijëve.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...