Miratohet indeksimi i pagës me 2.5% për mësimdhënësit

- Advertisement5 -

Qeveria shqiptare ka miratuar tre vendime që parashikojnë indeksimin me 2.5% të pagave për mësuesit dhe stafin jomësimor në arsimin parauniversitar.

- paragrafi 1 -

Vendimet hyjnë në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare” dhe i shtrijnë efektet financiare nga data 1 janar 2026.

- Advertisement - M1

Vendimet janë miratuar në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.35/2023 për kompetencat në caktimin e pagave në administratën publike, si dhe ligjeve përkatëse sektoriale për arsimin, statusin e ushtarakut dhe Policinë e Shtetit.

Ndryshimet për arsimin parauniversitar

Në vendimin që i referohet arsimit parauniversitar, Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshime në vendimin nr.425, datë 26.6.2024, duke zëvendësuar lidhjet përkatëse që përcaktojnë strukturën dhe nivelet e pagave për punonjësit mësimorë dhe jomësimorë.

- Advertisement - m2

Sipas pikës 2 të vendimit:

Për disa pozicione të caktuara (të listuara sipas numrave rendorë në lidhjet përkatëse), paga e pozicionit është rezultat i indeksimit me 2.5% dhe i politikës së rritjes së pagave.
Për pozicionet e tjera, rritja është rezultat i indeksimit në masën 2.5%.

Efektet financiare për vitin 2026 do të përballohen nga buxhetet e institucioneve përkatëse, të miratuara në ligjin nr.87/2025 “Për buxhetin e vitit 2026”, ndërsa për njësitë e vetëqeverisjes vendore do të mbulohen nga transferta e miratuar dhe të ardhurat e veta.