E hënë, 24 Shkurt, 2025

Miratohen dy nisma të rëndësishme në fushën e arsimit – DETAJET

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se dy nisma të rëndësishme nga fusha e arsimit janë miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë që janë: Projekt Udhëzimi Administrativ “Edukimi për mbrojtjen e fëmijës” dhe Drafti i Koncept-dokumentit për veprimtari kërkimore-shkencore dhe inovacion, shkruan AlbanianEucation.net.

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Dy nisma të rëndësishme nga fusha e arsimit të miratuara në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

1️⃣Projekt Udhëzimi Administrativ “Edukimi për mbrojtjen e fëmijës”

2️⃣Drafti i Koncept-dokumentit për veprimtari kërkimore-shkencore dhe inovacion.

📝Udhëzimi Administrativ “Edukimi për mbrojtjen e fëmijës” qartëson rolin e të gjitha niveleve të institucioneve arsimore, duke përfshirë MASHTI, DKA, dhe të gjitha institucionet edukativo-arsimore dhe aftësuese, organet dhe kuadrot brenda tyre.

👧🏼👦🏼Ky udhëzim garanton që të gjitha veprimet dhe vendimet që ndërmarrin institucionet edukative, arsimore dhe aftësuese, udhëhiqen nga parimet e Konventës për të Drejtat e Fëmijës, njëherësh të inkorporuara në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës.

✅Me miratimin e këtij Udhëzimi do të kemi:

- Advertisement -rrrrrrr

📚Edukimin e kuadrove të reja arsimore, përmes arsimit të lartë, në frymën e politikës për mbrojtjen e fëmijës;

📚Tё gjitha njësitë akademike qё përgatisin kuadro për punën me fëmijë integrojnë politikat e mbrojtjes sё fëmijës nё kurrikulat e tyre arsimore dhe praktikën e studentëve gjatë viteve tё studimit.

✏️Sa i përket Draftit të Koncept-dokumentit për veprimtari kërkimore-shkencore dhe inovacion i miratuar sot, konsolidimi i kornizës ligjore për këtë qëllim është konsideruar të jetë i një rëndësie të veçantë për përmirësimin e mjedisit për zhvillimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore dhe inovacionit.

📕Një nga propozimet në këtë dokument është hartimi i një ligji të ri që synon përmirësimin e kornizës ligjore specifike e cila mundëson zhvillimin e një sistemi efektiv të kërkimit shkencor dhe inovacionit. Kjo mundëson fuzionimin e dy ligjeve ekzistuese: Ligji për Veprimtari Kërkimore-Shkencore dhe Ligji për Inovacion Shkencor dhe Transfer të Dijes e Teknologjisë në një ligj të vetëm më efikas.

📘Harmonizimi midis këtyre dy ligjeve është mënyra më e mirë për ta rregulluar kontributin shkencor të stafit akademik dhe punonjësve shkencorë të instituteve në punën kërkimore shkencore.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...