Miranda Sallahu nga Kaçaniku ka shënuar një tjetër sukses në rrugëtimin e saj akademik, duke përfunduar me sukses studimet master në drejtimin Menaxhimi i Institucioneve dhe Shërbimeve Shëndetësore, shkruan AlbanianEducation.net.
Me këtë arritje, ajo kurorëzon një etapë të rëndësishme të formimit profesional, duke dëshmuar përkushtim, punë dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e arsimit dhe shëndetësisë.
Pas përfundimit të studimeve, Sallahu ka shprehur mirënjohjen e saj për të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë këtij rrugëtimi.
Postimi i saj:
Për shumë njerëz, përfundimi i studimeve Master mund të duket si një hap i zakonshëm. Por për mua, ishte një sfidë më vete.
Nuk ishte e lehtë të balancoja studimet me përgjegjësitë e përditshme dhe të mbaja gjallë biznesin tim të vogël, në të cilin kam investuar me shumë përkushtim dhe dashuri. Ka pasur lodhje, sakrifica dhe momente kur kam menduar se nuk do t’ia dilja, por nuk u dorëzova.
Sot mbylla një kapitull shumë të rëndësishëm të jetës sime, duke përfunduar studimet Master në Menaxhimin e Institucioneve dhe Shërbimeve Shëndetësore. Ndihem krenare me veten që ia dola dhe mirënjohëse për Zotin, për familjen time dhe për secilin që më ka mbështetur gjatë këtij rrugëtimi.
Ky është një kujtim që do ta mbaj gjithmonë me vete dhe një dëshmi se puna, përkushtimi dhe besimi në veten një ditë shpërblehen.
Çdo sakrificë ia vlejti. Ky është vetëm fillimi i rrugës drejt ëndrrave të mia