Miradie Gashi është zgjedhur mësuese e dalluar për vitin shkollor 2025–2026 në shkollën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.net.
Në njoftimin e shkollës thuhet se kjo përzgjedhje pasqyron vlerësimin e lartë për profesionalizmin, përkushtimin, kreativitetin dhe punën e saj të palodhur.
“Në veçanti, theksojmë qasjen e saj thellësisht humane dhe njerëzore, dashurinë e pakushtëzuar për nxënësit dhe pasionin e sinqertë për profesionin e mësuesit”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i shkollës “Nazim Gafurri” në Prishtinë:
MËSIMDHËNËSE E DALLUAR ⭐️
Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se Këshilli i Mësimdhënësve i shkollës sonë, përmes një procesi transparent dhe demokratik me vota të fshehta, ka zgjedhur Miradie Gashi si Mësuese të Dalluar për vitin shkollor 2025–2026!
Kjo përzgjedhje pasqyron vlerësimin e lartë për profesionalizmin, përkushtimin, kreativitetin dhe punën e saj të palodhur. Në veçanti, theksojmë qasjen e saj thellësisht humane dhe njerëzore, dashurinë e pakushtëzuar për nxënësit dhe pasionin e sinqertë për profesionin e mësuesit.
Ajo dallohet për ndjeshmërinë, kujdesin dhe respektin ndaj çdo fëmije, duke krijuar një mjedis të ngrohtë, motivues dhe gjithëpërfshirës në klasë.
Njëkohësisht, mësuesja Miradie vlerësohet për objektivizmin, drejtësinë dhe profesionalizmin në vlerësim dhe punën e përditshme, duke qenë shembull i integritetit dhe etikës në arsim. Bashkëpunimi i saj i shkëlqyer me kolegët, prindërit dhe komunitetin e bën atë model frymëzues për gjithë stafin e shkollës.
Zgjedhja e saj është dëshmi e standardeve të larta që kultivon shkolla jonë dhe e vlerave që promovojmë në arsim.
I urojmë mësueses Miradie suksese të mëtejshme jo vetëm në nivel shkolle, por edhe në nivel komunal dhe kombëtar, duke qenë përfaqësuese dinjitoze e profesionit të mësuesit dhe shembull i praktikave të mira arsimore.
Faleminderit, mësuese Miradie, për kontributin tuaj të çmuar në edukimin dhe formimin e nxënësve tanë!
Urime të përzemërta! 🌟📚
Miradie Gashi