E martë, 26 Nëntor, 2024

Mira Murati, shqiptarja që qëndron prapa revolucionit botëror

- Advertisement1-

Me “ChatGPT”, OpenAI shënoi një storie suksesi të papaparë. Mira Murati 35-vjeçare, një grua nga Shqipëria, është koka prapa zhvillimit të inteligjencës Artificiale (AI)
Kompania OpenAI ka shkaktuar bujë me bashkëbiseduesin e mençur të inteligjencës Artificiale të njohur si “ChatGPT”.

Kjo inteligjencë artificiale pushtoi internetin me natyrën e saj elokuente dhe me përgjigjet e saja pozitive. Madje kaloi pa problem edhe një provim përfundimtar në njërin prej universiteteve elitare botërore.

- Advertisement -

Teknologjia bazë prapa kësaj është nën drejtimin e Mira Muratit.

Si shefe e teknologjisë, ajo drejton zhvillimin dhe zbatimin e teknologjisë në OpenAI.

Për këtë arsye ajo konsiderohet një nga gratë më me ndikim në industrinë e inteligjencës artificiale. Por, kush është kjo grua?

E rritur në Shqipëri

Mira Murati ka lindur në Shqipëri në vitin 1988. Qysh në fëmijëri ajo tregoi interes të madh për matematikën dhe zbatimin e saj në praktikë.

Megjithatë, kishte një problem: “Kur u rrita në Shqipëri, nuk kishte shumë mundësi, që teorinë ta aplikoje në praktikë”, shpjegoi Murati në një video në “YouTube”.

- Advertisement -rrrrrrr

Për shkak të kësaj Murati vendosi të vazhdonte jetën në SHBA, ku në Kolegjin Dartmouth në New Hampshire ajo studioi inxhinierinë.

Murati më pas nisi karrierën e saj profesioniste si analiste në gjigantin e investimeve “Goldman Sachs”, përpara se të niste karrierën në industrinë e teknologjisë.

Murati ka mbajtur pozita në kompani të ndryshme, përfshirë edhe menaxhere e lartë e produkteve për Modelin X në Tesla e po ashtu zëvendëspresidente e inxhinierisë në Leap Motion.

“Si rregullohet përdorimi i inteligjencës artificiale?”

Në vitin 2018 ajo iu bashkua OpenAI. Ajo ka mbajtur pozitën e zhvillimit e zbatimit të teknologjisë që nga maji i vitit 2022 dhe është përgjegjëse për zhvillimin e ChatGPT, ndër të tjera.

Murati është optimiste për zhvillimin e teknologjisë, por sheh edhe rreziqet që vijnë me të.

“Inteligjenca artificiale mund të keqpërdoret, ose mund të përdoret nga akterë për qëllime të dyshimta”, tha Murati në një intervistë për revistën “Times”.

Për këtë arsye ajo po angazhohet për rregullimin e inteligjencës artificiale.

Sipas saj, pyetja kryesore është: “Si e rregulloni përdorimin e inteligjencës artificiale në një mënyrë që të jetë në përputhje me vlerat njerëzore?”

Përgjigjet për këtë pyetje nuk duhet të jepen vetëm nga një kompani si OpenAI, por edhe nga rregullatorët dhe qeveritë. Për këtë arsye ajo nuk është e mendimit se është tepër herët për ndërhyrje të qeverive.

“Duke pasur parasysh ndikimin që do të kenë këto teknologji, është shumë e rëndësishme që të gjithë të përfshihen”, thotë Murati. /Koha

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kalendar historik/ Çfarë ka ndodhur më 9 tetor?

Ngjarje të tjera të rëndësishme: 1779 - Në Mançester të Anglisë, nisin trazirat “ludiste”, si...

A duhet të gjeni një profesion që i përshtatet personalitetit tuaj? JA MËNYRA

Po kërkoni punë që është më e kënaqshme dhe përmbushëse për ju? Lërini tiparet...

Zbuloni tiparet e karakterit tuaj në bazë të formës së duarve

Keni dëgjuar ndonjëherë rreth shkencës së leximit të duarve? Epo me sa duket, forma, madhësia,...

Detyrë: Sa është 3+3×3-3+3=?

Sa është: 3+3×3-3+3=? a) 3 b) 6 c) 12 d) 18 https://www.youtube.com/shorts/erpiZkIhvXg?app=desktop