E hënë, 24 Shkurt, 2025

Mira Meksi fiton çmimin shkrimitarja më e mirë e vitit 2023

- Advertisement1-

Këtë të shtunë në Pallatin e Kongreseve janë ndarë çmimet për Panairin e Librit 2023 për veprat më të mira letrare.

Në edicionin e 26-të të këtij panairi, çmimet për veprat më të mira letrare ndahen si më poshtë:

- Advertisement -

Çmimi Shkrimtari më i mirë i vitit 2023 i jepet Mira Meksit, për romanin “Parisi vret”, me këtë motivacion: Për gërshetimin e erudicionit me hedonizmin, për zhytjen në zgafellet e historisë dhe të psikologjisë; për shkrirjen e fakteve me trillimin; për një këndvështrim tjetër mbi disa tabu me rrënjët në kohën e diktaturës, të cilat ende na shoqërojnë; për lëvrimin elegant të gjuhës.

Çmimi Përkthyesi më i mirë i vitit 2023 i jepet Ana Koves, për romanin “Daullja prej llamarine”, nga Gunter Grass, me këtë motivacion: Për ballafaqimin e denjë me librin kompleks të një autori sfidues; për përcjelljen në shqip të fantazisë së tij të guximshme, të tisit satirik dhe simbolikës… Për pasurimin në mënyrë cilësore të bibliotekës së shqipes me një gur miliar të letërsisë botërore.

Çmimi për veprën më të mirë studimore për vitin 2023, i jepet Thomas Frashërit, për veprën me titull “Frashëri i shquar, i panjohur” me këtë motivacion: Për një vizatim të plotë e sidomos të plotësuar me fakte të panjohura të një peme shqiptare me rrënjë të forta, trung solid dhe kurorë të dendur siç janë Frashërllinjtë. Për gërshetimin e akribisë shkencore me rrëfimin tërheqës, duke krijuar një portretizim harmonik brenda mozaikut të gjerë të kontekstit historik dhe gjeografik.

Çmimi për librin më të mirë për fëmijë të vitit 2023 i jepet Rudina Çupit, për librin “Gjyshja me zemrën prej ketri”, me këtë motivacion: Për njohjen e botës fëmijërore, për praninë e elementit bashkëkohor, për gërshetimin e letërsisë me didaktikën.

Çmimi i Ambasadës së Francës në Tiranë për përkthimin më të mirë nga gjuha frënge i jepet Diana Çulit për përkthimin e veprës “Të pandarat” të Simone de Beauvoir, me këtë motivacion: Përmes zgjedhjeve përkthimore, fuqisë së fjalës dhe sintaksës së rrjedhshme, respekton stilin autentik të Simone de Beauvoir duke sjellë një atmosferë njëherësh intime e emocionuese.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...