Miqësi mbi 15 vite, dy shokë të ngushtë nga Kaçaniku martojnë fëmijët mes vete

- Advertisement -

Ismet Hajdari dhe Islam Dervishi nga Kaçaniku që nga paralufta kanë një miqësi që e mbajnë edhe sot e kësaj dite.


Këtë miqësi ata e forcuan edhe më shumë kur i martuan fëmijët e tyre së bashku, transmeton Reporteri.net.

- Advertisement -

Ismeti tregon se vajza e tij është e martuar për djalin e Islamit.

Dyshja tregojnë se për gjithë këto vite shoqëria e tyre nuk është cënuar nga askush, derisa kanë treguar se ditën nuk e kalojnë bashkë por mbrëmjen gjithmonë takohen.