Minsitrja Nagavci publikon draftin për Arsimin 2022-2026 / Dokument

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se është publikuar drafti i Strategjisë së Arsimit 2022-2026, i cili përmban 5 objektiva.

Një prej tyre siç thotë Nagavci është ngritja e cilësisë së arsimit parauniversitar:

- Advertisement -

Postimi i saj:

Është publikuar drafti i Strategjisë së Arsimit 2022-2026, i cili përmban 5 objektiva:

?Rritje e përfshirjes dhe qasje e barabartë në edukimin në fëmijërinë e hershme.

- Advertisement -

?Ngritja e cilësisë së arsimit parauniversitar përmes konsolidimit të mekanizmave për sigurim të cilësisë dhe ofrimit të mësimdhënies cilësore.

?Harmonizimi i arsimit dhe aftësimit profesional me zhvillimet dinamike të teknologjisë dhe tregut të punës, në funksion të mësimit gjatë gjithë jetës.

?Përmirësimi i cilësisë, integritetit dhe konkurrueshmërisë së arsimit të lartë.

?Përdorimi i teknologjisë digjitale për përmirësimin e shërbimeve dhe të cilësisë në arsim, në përputhje me trendet e transformimit digjital.

Arsim cilësor dhe gjithpërfshirës që zhvillon potencialin dhe kompetencat e individëve si dhe inkurajon mësimin gjatë gjithë jetës, në përputhje me trendët e transformimit global.
Komentet dhe idetë tuaja janë shumë të rëndësishme për ne, prandaj ju ftojmë të lexoni draftin dhe të dërgoni komentet deri më datën 8 korrik.

Lexoni draftin KËTU