Minj në mensën e Universitetit të Prishtinës – studentët alarmojnë për mungesë higjiene

- Advertisement -

Studentët e Universitetit të Prishtinës që ushqehen në mensë kanë ngritur shqetësime për higjienën në këtë objekt.

- paragrafi 1 -

Ata kanë treguar se kanë parë minj brenda mensës, gjë që ka shkaktuar pakënaqësi dhe shqetësim te shumë prej tyre.

- Advertisement -

Një video e dërguar nga studentët e vërteton këtë situatë, ku shihet qartë një mi afër pjesës ku merret ushqimi.

 

Pas raportimeve dhe ankesave të studentëve për praninë e një miu në hapësirat e mensës së Universitetit të Prishtinës, ka reaguar drejtori i këtij institucioni, Fahri Osmani.

- Advertisement -

Osmani tha për Gazetën Insajderi se ankesa është pranuar nga studentët dhe menjëherë janë ndërmarrë masa për eliminimin e brejtësit.

“Po, kemi pranuar nga ana e studentëve një ankesë rreth pranisë së një brejtësi në hapësirat e restorantit, dhe menjëherë i kemi marrë masat e duhura për eliminimin e tij. Për momentin nuk e dimë se cili ka qenë kanali i hyrjes së këtij brejtësi,” tha Osmani.