Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka dalë sërish me një njoftim lidhur me blerjen e librave shkollore nga prindërit për fëmijët e tyre.
Në njoftimin e tyre në faqen zyrtare në Facebook thuhet se paratë do t’u dalin prindërve në xhirollogaritë e tyre me fillim të javës së ardhshme.
Gjithashtu ata kanë theksuar se për nxënësit e klasës 1 deri në 5 do të ndahen nga 80 euro, 50 euro për tekstet shkollore dhe 30 euro për mjetet mësimore, ndërsa për ata të klasës 6 deri 9, do të ndahen vetëm nga 30 euro duke qenë se ata i kanë të siguruara librat nga viti paraprak.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar prindër,
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka hapur platformën për aplikim për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore. Mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja që nga fillimi i javës së ardhshme.
Aplikimin për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore mund ta bëni në Platformën E-Kosova deri në fund të muajit shtator.
Linku për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/Service/5
Hapet platforma për aplikim për subvencionim të teksteve shkollore