E diel, 23 Shkurt, 2025

Ministrja u thotë vajzave në shkollë që të “hapin librat dhe të mbyllin këmbët”

- Advertisement1-

Një ministre rajonale e Shëndetësisë në Afrikën e Jugut është vënë nën kritika, pasi u tha nxënëseve të “hapin librat dhe të mbyllin këmbët”.

Phophi Ramathuba e bëri komentin gjatë një vizite në një shkollë të mesme, në një përpjekje për të inkurajuar abstinencën dhe për të ulur normat e shtatzënisë adoleshente.

- Advertisement -

“Vajzave u them: Hapni librat dhe mbyllni këmbët. Mos i hapni këmbët, hapni librat. Faleminderit shumë”, u tha ajo studenteve.

Ajo shtoi se vajzat po josheshin nga burrat e moshuar, duke përdorur gjëra luksoze si paruke të shtrenjta dhe telefona inteligjentë.

Komentet nxitën kritika, pasi një video e fjalimit u shpërnda në rrjetet sociale.

Ramathuba mbrojti mesazhin, duke thënë se u drejtohej edhe djemve, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

“U thashë djemve që të fokusohen në edukimin e tyre dhe të mos flenë me vajza”, tha ajo.

Statistikat e qeverisë tregojnë se mbi 33 mijë vajza nën moshën 17 vjeç kanë lindur në Afrikën e Jugut në vitin 2020.

- Advertisement -rrrrrrr

Save the Children thotë se mungesa e aksesit në edukimin gjithëpërfshirës seksual, si dhe shërbimet shëndetësore janë faktorët kryesorë që kontribuojnë në shtatzënitë e adoleshentëve në Afrikën e Jugut.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...