E diel, 23 Shkurt, 2025

Ministrja Nagavci jep lajmin e fundit për vlerësimin e nxënësve

- Advertisement1-

Nga viti i ardhshëm shkollor pritet që të mos ketë më tri periudha të vlerësimit të nxënësve, por siç ka qenë gjithmonë më parë, të ndahet në dy gjysmëvjetorë.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, është shprehur se udhëzimi administrativ ka qenë në dëgjim publik deri më 23 qershor të këtij viti, gjersa shton se MASHTI, planifikon që vlerësimi në dy përudha kohorë të fillojë nga shtatori i vitit 2022.

- Advertisement -

Përveç kësaj, Nagavci ka deklaruar se ndryshimi i këtij dokumenti është iniciuar me kërkesë të mësimdhënësve, nxënësve e prindërve, pasi e kanë cilësuar si ngarkesë të panevojshme.

“Planifikimi është që të kemi vlerësim në dy periudha edhe të fillojë nga viti i ri shkollor, nga shtatori i vitit 2022. Natyrisht, paralelisht më këtë është duke u përpunuar në udhëzimin administrativ për ditarët edhe materialet e tjera pedagogjike, ndonëse në grup punues kanë punuar një numër i madh i personave, dukë përfshirë, përfaqësues të shkollave, ekspertë të arsimit. Grupi do të shoh të gjithë komentet që janë marrë sa ka qenë në dëgjim publik, do të këtë edhe një punëtori ku do të shqyrtohen të gjitha komentet dhe shumë shpejt do të vendoset përfundimisht për udhëzimin administrativ dhe do të bëhet publik”, është shprehur Nagavci.

Ministrja e Arsimit tha se udhëzimi i ri administrativ reflekton në përmbajtje cilësore të vlerësimit të nxënësve.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...