Ministrja Nagavci vjen me njoftimin e fundit

- Advertisement -

Ministrja Arbërie Nagavci ka njoftuar se është hapur thirrja publike për nominim të anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim.

- paragrafi 1 -

Nagavci thotë se të drejtën për të nominuar apo vetnominuar për anëtarë të KSHC-së, e kanë të gjithë personat juridikë të regjistruar në Kosovë dhe personat fizik, shtetas të Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

Kemi hapur thirrjen publike për nominim të anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim.

Të drejtën për të nominuar apo vetnominuar për anëtarë të KSHC-së, e kanë të gjithë personat juridikë të regjistruar në Kosovë dhe personat fizik, shtetas të Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Të nominuarit duhet t’i plotësojnë këto kushte:

1.Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;

2. Të kenë gradën e doktorit të shkencave me përvojë relevante akademike ose (10) vite përvojë në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë;

3. Në rast se studimet i kanë kryer jashtë vendit, duhet të kenë vendimin për njohje ose dëshminë e aplikimit për njohje të diplomës nga Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës;

4.Të kenë njohuri të gjuhës angleze.

Sipas kësaj thirrje, kërkohen nominime për 4 fusha të caktuara me Udhëzimin Administrativ nr.06/2018, datë. 07.05.2018 si vijon:

1.Artet dhe drejtësia;

2. Shkencat e natyrës, matematika, kompjuterika&Inxhinieria, prodhimtaria dhe ndërtimi;

3. Shëndeti dhe mirëqenia, bujqësia dhe veterina.

Afati për nominime do të jetë deri më 17.02.2023.

Detajet e kësaj thirrje mund ti gjeni në këtë link:

https://bit.ly/3HW7foM

Të gjithë të nominuarve ju dëshiroj suksese!