Ministrja Nagavci vjen me një njoftim të rëndësishëm

- Advertisement -

Ministrja Nagavci ka njoftuar se sot në Qeveri është miratuar Programi Kombëtar i Shkencës 2023-2028, shkruan Albanian Education.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i saj:

- Advertisement -

🟢Hap i madh për avancimin shkencor në Kosovë:

✅Miratuam sot në Qeveri Programin Kombëtar të Shkencës 2023-2028!

🟢Pas një dekade pasive, PKSh 2023-2028 në mënyrë aktive shtron rrugën për zhvillimin e kapaciteteve njerëzore dhe ato të infrastrukturës shkencore në Kosovë, duke ndikuar direkt në rritjen e pjesëmarrjes së institucioneve kosovare dhe hulumtuesve tanë për kërkime shkencore dhe inovacion në Zonën Evropiane për Kërkime (ERA), si dhe në rritjen e pjesëmarrjes në projektet shkencore në Evropë.

- Advertisement -

🟢I hartuar me kontributet e vyera nga anëtarë të PKSh-së, ekspertë, profesorë dhe studentë, Programi Kombëtar i Shkencës 2023-2028 do të shërbejë si një udhërrëfyes drejt zhvillimit të kapaciteve kërkimore-shkencore dhe inovative, duke orientuar politikat e kërkimit shkencor në Kosovë, në mbështetje të koherencës dhe efikasitetit të sistemit kombëtar të kërkimit shkencor.