Ministrja Arbërie Nagavci ka ftuar mêsimdhënësit në mërgat të marrin pjesë në Seminarin e XVI në kuadër të mësimit plotësues “Teoria dhe praktika e mësimdhënies së gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë dhe mërgatë“.
Njoftimi:
Të dashur/a mësues/e, të mësimit plotësues në mërgatë, specialist/e, kërkues/e shkencorë, akademikë/e dhe studiues/e,
Ju ftoj që të merrni pjesë në Seminarin e XVI në kuadër të mësimit plotësues “Teoria dhe praktika e mësimdhënies së gjuhës shqipe 📚dhe kulturës shqiptare në diasporë dhe mërgatë“.
Në mbështetje të mësuesve/eve të gjuhës shqipe në mërgatën tonë, me vetëdijen e plotë për vlerat e tyre të çmuara dhe punën e madhe që bëjnë duke i ushqyer fëmijët shqiptarë me dije dhe dashuri për prejardhjen e tyre. 🇽🇰Së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit së Republikës së Shqipërisë🇦🇱 do të organizojmë Seminarin e XVI-të në datat 30 korrik – 2 gusht 2023, në Vlorë.
Në këtë Seminar do të trajtohen tematikat e mëposhtme:
📌Kompetencat e mësuesit dhe pjesëmarrja e nxënësve në mësimin e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë dhe në mërgatë.
📌Praktika të mësimdhënies së gjuhës shqipe në mësimin e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë dhe në mërgatë.
📌Përdorimi i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në mësimin e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë dhe në mërgatë.
📌Mësimdhënia e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në mjedise shumëgjuhësore.
📌Mësimdhënia e gjuhës shqipe për nxënës me nivele të ndryshme gjuhësore.
Mësuesit e mësimit plotësues në diasporë, të interesuar për pjesëmarrje, ftohen të aplikojnë në linkun👇
Të interesuarit për prezantime, ftohen të aplikojnë me abstrakte në linkun 👇
Data të rëndësishme 🗓️
📩Aplikimi për pjesëmarrje deri më 26 maj 2023
📤Dorëzimi i abstrakteve deri më 26 maj 2023
📨Njoftimi për pranimin apo refuzimin e prezantimeve deri në datë 6 qershor 2023
✉️Dorëzimi paraprak i punimeve, deri më 20 korrik 2023
Ju mirëpresim në Vlorë!