Ministrja Nagavci vjen me një lajm të rëndësishëm

- Advertisement -

Ministrja Arbërie Nagavci ka njoftuar se është lansuar udhëzuesi “Planifikimi I ushqyerjes në Institucionet Parashkollore në Republikën e Kosovës”.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i saj i plotë:

- Advertisement -

👧🏼👦🏼Edukimi në fëmijërinë e hershme përbën komponentën kyçe të prioriteteve të Qeverisë.

📚Sot u lansua Udhëzuesi “Planifikimi i ushqyerjes në institucionet parashkollore në Republikën e Kosovës” që ka për qëllim krijimin dhe integrimin e një mjedisi në sistemin parashkollor që promovon ushqyerjen e shëndetshme dhe shprehitë e shëndetshme tek fëmijët.

Të gjitha informatat mbi rëndësinë e ushqyerjes së duhur në moshën e hershme gjenden në këtë udhëzues i cili ndihmon fëmijët të kenë rritje e zhvillim të shëndetshëm përmes marrjes së vlerave ushqyese dhe përfitimit të zakoneve të shëndetshme të të ushqyerit.

- Advertisement -

Dokumenti është hartuar nga Grupi Multisektorial për Ushqyerjen e Shëndetshme, Ministria e Shëndetësisë dhe është mbështetur nga UNICEF, Zyra në Kosovë të cilët i falenderoj shumë për punën dhe kontributin e tyre.

Bashkë me ministritë e linjës dhe partnerët tanë, do të ofrojmë mbështetje për komunat në ofrimin e pajisjeve të nevojshme dhe krijimin e hapësirave të shëndetshme që mundësojnë ushqim të shëndetshëm për fëmijët.

Si Ministri e Arsimit kemi ndërmarrë një varg masash për rritjen e pjesëmarrjes dhe ngritjen e cilësisë së kujdesit në këtë nivel.