E diel, 23 Shkurt, 2025

Ministrja Nagavci vjen me një kërkesë për mësimdhënësit

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se Projektligji për Tekste Shkollore, është në diskutim publik dhe ju ka bërë thirrje mësimdhënësve dhe njohësve të arsimit të japin kontributin e tyre, shkruan Albanin Kids Education.

Ajo ka thënë se Projektligji do të jetë në diskutim publik deri më 29 qershor 2022, prandaj ftoj të gjithë të interesuarit që të kontribuojnë edhe gjatë këtyre ditëve me komente profesionale, në mënyrë që Ligji për Tekstet Shkollore të jetë sa më cilësor.

- Advertisement -

Te linku posht shkrimit mund të klikoni ku shkruan KETU dhe të jepni kontributin tuaj per projektligjin ne fjale.

Njoftimi i saj:

Rrisim cilësinë e teksteve shkollore përmes Projektligjit për Tekste Shkollore, i cili është në diskutim publik?
Sot kemi diskutuar me mësimdhënës rreth këtij Projektligji dhe do të vazhdojmë të marrim mendime nga ekspertët e arsimit dhe të gjithë akterët e përfshirë në arsim, në mënyrë që të kemi një Ligj që mundëson tekste shkollore më të mira për fëmijët tanë.
SYNIMET:
✅Rrisim cilësinë e teksteve shkollore;
✅Përcaktojmë procedura të sakta për hartimin, vlerësimin dhe botimin e teksteve shkollore;
✅Rrisim transparencën dhe llogaridhënien në proces të vlerësimit dhe botimit të teksteve shkollore;
✅Ngrisim kapacitetet e autorëve dhe recensentëve për hartimin dhe vlerësimin e teksteve shkollore;
✅Krijojmë struktura dhe kapacitete menaxhuese për udhëheqje dhe mbikëqyrje të procesit;
✅Çmime të arsyeshme të botimit të teksteve shkollore.
RISITË:
?Themelimi i Sektorit për Tekste Shkollore;
?Fuqizimi i Këshillit Shtetëror për Tekste Shkollore;
?Aplikim me dorëshkrime drejtpërdrejt nga Autorët;
?Recenzentë kompetentë dhe të certifikuar;
?Procedura transparente dhe gjithëpërfshirëse të përzgjedhjes së teksteve shkollore;
?Pilotim i teksteve shkollore;
?Rishikim i vazhdueshëm i teksteve shkollore.
?Ofrim i mundësive për tekstet shkollore dhe materialet mësimore digjitale;
?Përkthim dhe përshtatje e teksteve shkollore sipas vendimit të Ministrisë;
Projektligji do të jetë në diskutim publik deri më 29 qershor 2022, prandaj ftoj të gjithë të interesuarit që të kontribuojnë edhe gjatë këtyre ditëve me komente profesionale, në mënyrë që Ligji për Tekstet Shkollore të jetë sa më cilësor.
Komentet tuaja mund t’i dërgoni në linkun në vijim:

Mësimdhënës për të japur kontributin tuaj për këtë Projektligj klikoni KETU

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...