E hënë, 24 Shkurt, 2025

Ministrja Nagavci tregon si do të bëhet vlerësimi i mësimdhënësve

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, thotë se janë duke rritur numrin e inspektorëve, dhe se nga viti i ardhshëm do të jenë 20 më shumë.

Ajo thotë se janë duke shikuar që vlerësimi i performancës së mësimdhënësve të mos bëhet vetëm nga inspektorët por edhe nga menaxhmenti i lartë i shkollës.

- Advertisement -

“Aktualisht, sipas Ligjit të Inspektoratit por edhe në përgjithësi nevojave që janë për monitorimin e punës në institucionet edukative arsimore, resurset janë shumë të kufizuara. Aktualisht janë rreth 20 inspektorë, që do të thotë po e dyfishojmë numrin këtë vit, po ashtu janë paraparë për vitin e ardhshëm edhe 20 inspektorë të tjerë. Besoj që kjo do të ndihmojë dukshëm”.

“Jemi duke shikuar edhe mekanizma të tjerë, për të fuqizuar edhe mekanizmat në vetë shkollat dhe në nivel komunal, që vlerësimi i performansës të mos jetë një inspektim vetëm nga inspektorët, por të jetë edhe një zhvillim në karrierë i mbështetur edhe nga menaxhmenti i mesëm i shkollës, menaxhmenti i lartë i shkollës, komunat, e kështu me radhë”, ka deklaruar Nagavci për RTK.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...