E diel, 19 Janar, 2025

Ministrja Nagavci tregon pse s’po jep dorëheqje edhe pse e shkeli Kushtetutën

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Shkëncës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka vazhduar ta mbrojë vendimin e saj për nxënësit në Kamenicë, pavarësisht se Gjykata Kushtetuese gjeti se me vendimin e saj, Nagavci e ka shkelur Kushtetutën.

Edhe pse Nagavcit i është kërkuar dorëheqja, ajo as që po e mendon një opsion të tillë.

- Advertisement -

Ajo thotë se me vendimin e saj, është e bindur që ka bërë mirë.

“Në aspekt moral unë jam e bindur që kam bërë mirë që jam kujdesur edhe për ata 441 fëmijë të Komunës së Kamenicës, sikurse do të duhej të kujdesesha për secilin nga fëmijët tjerë”, tha Nagavci për RTK’në.

“Në aspekt juridik formal, nuk priten vendime të tilla. Nuk ka masa që mund të merren”, shtoi ajo.

Nagavci tha se as në të kaluarën, nuk janë dorëhequr zyrtarët për çështje të ngjashme.

“Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar ligjin e pagave, ligjin për zyrtarë publikë etj. dhe shfuqizohen në vazhdimësi vendime të qeverive. Asnjëherë nuk është shpërndarë parlamenti pse deputetët kanë votuar këto ligje që shpallen anti-kushtetuese. Nuk ka marrë askush asnjë përgjegjësi nga deputetët, as nga ish-qeveritë. Unë jam e bindur se vendimet e mija kanë qenë në kuadër të kompetencave”, tha Nagavci.

Gjykata Kushtetues e Republikës së Kosovës kishte gjetur se Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë që drejtohet nga ministrja Arbërie Nagavci ka shkelur Kushtetutën e Kosovës me vendimin e 23 prillit 2021 ku jepte direktiva për organizimin e mësimit në Komunën e Kamenicës dhe hudhte poshtë reformën e ndërmarrë nga Qendron Kastrati.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...