E diel, 23 Shkurt, 2025

Ministrja Nagavci tregon pse është i rëndësishëm miratimi i ligjit për akreditim

- Advertisement1-

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, ka shqytuar Projektligjin pёr Agjencinë e Kosovës për Akreditim dhe Projektligjin pёr Arkivat Shtetërore.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se ky koncept dokument është aprovuar në qeveri, ndërsa versioni aktual është miratuar në mbledhjen e qeverisë në dhjetor. Këtu janë përfshirë ekspert nga MASH.

- Advertisement -

“Ky projektligj rregullon statusin për akreditim me qëllim të sigurimit të cilësisë së arsimit të lartë. Këshilli shtetëror do ti ketë 6 anëtar vendor dhe 6 ndërkombëtar. Një strukturë e tillë siguron pavarësinë e agjencisë për akreditim. Një risi është monitorimi i vazhdueshëm i arsimit të lartë. Ne besojmë që ky projektligj është i rëndësisë së veçantë. Pres që të aprovohet ky ligj. Për ne është me rëndësi që kemi projektligj. Sa i përket çështjes së standardeve rregullohen me dokument të veçanta”..

“Për ne është e rëndësishme të kemi standarde të miratuara. Projektligji ka të bëjë me punën e agjencisë së akreditimit. Në lidhje me anëtarët e jashtëm se kemi pasur vështirësi në gjetjen e anëtareve të jashtëm. Në këtë situatë kemi pasur kontribut nga ambasada austriake. Me hyrjen në fuqi të ligjit kriteret do të vlejnë njëjtë. Anëtarët ndërkombëtar nuk do të kenë të drejtën e vetos por do të merren vendimet me shumicë votash. E jona ka qenë të sjellim projektligjin. Ka qenë me rrezik me dështua procesi i akreditimit të programeve dhe ka pasur vonesa të shumta. Është propozim që na është sjellë me ndihëm e partnerëve tanë. Në këtë linjë pres kontributin që duhet t’i bëjë kuvendi. Është mirë të kemi kuadro të mirë përgatitur”, u shpreh Nagavci.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...