Ministrja Nagavci thirrje institucioneve të arsimit: Aplikoni dhe përfitoni nga Fondi për Kosovën (KCF)

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se është shpallë thirrja e dytë për shprehje interesi për Fondin për Kosovën (KCF).

- paragrafi 1 -

Ajo ka ftuar të gjitha institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional dhe ndërmarrjet partnere që të aplikojnë në programin mbështetës të granteve të KCF-së e të përfitojnë nga ky fond.

- Advertisement -

Njoftimi i saj:

Edhe një mundësi për Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional

Është shpallë thirrja e dytë për shprehje interesi për Fondin për Kosovën (KCF). Ftohen të gjitha institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional dhe ndërmarrjet partnere që të aplikojnë në programin mbështetës të granteve të KCF-së e të përfitojnë nga ky fond.

- Advertisement -

KCF është një iniciativë e Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) e financuar me 5.8 milionë Euro për grante nga Ministria Gjermane për Zhvillim Ekonomik dhe Bashkëpunim (BMZ).

Agjencia zbatuese e projektit është Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e cila mbështetet nga një konsorcium ndërkombëtar konsulentësh për të zbatuar programin e përgjithshëm.

Thirrja është e hapur nga data 21 nëntor deri më 27 janar 2023.

Detajet më të hollësishme për këtë thirrje i gjeni në këtë LINK