Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, thotë se sigurimi i cilësisë është prioritet i MASHTI-t për çka shton se janë duke ndërmarrë një varg masash për të adresuar këtë çështje.
Në kuadër të sigurimit të cilësisë në shkolla profesionale, Nagavci thotë se janë certifikuar 22 koordinatorë për sigurim të cilësisë, 19 drejtorë të shkollave profesionale si dhe 16 trajnerë të trajnerëve.
Postimi i saj:
Sigurimi i cilësisë është prioritet i ynë për çka jemi duke ndërmarrë një varg masash për të adresuar këtë çështje.
Në kuadër të sigurimit të cilësisë në shkolla profesionale, sot certifikuam 22 koordinatorë për sigurim të cilësisë, 19 drejtorë të shkollave profesionale si dhe 16 trajnerë të trajnerëve.
Me këtë, 1/3 e shkollave profesionale i kemi përfshirë në procesin e përmirësimit të mekanizmave të sigurimit të cilësisë. Të gjithë të certifikuarit e sotëm për më shumë se 2 vite shkollore ishin të angazhuar në këtë proces.
Për të realizuar këtë synim jemi përkrahur nga projekti ALLED2 financuar nga BE dhe ADA dhe implementuar nga ADA.
Qëllimi i ynë është aplikimi në mënyrë sistematike i mekanizmave për sigurim të cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit, ç’rast për shkollat profesionale kjo po arrihet me ndihmën e projektit ALLED2.
Përmes trajnerëve të certifikuar tani e tutje mund t’i perkrahim edhe shkollat tjera profesionale në ngritjen e cilësisë.
Falenderoj implementuesit e këtij projekti, BE-në dhe Qeverinë e Austrisë dhe të gjithë partnerët tjerë të cilët kanë kontribuar në këtë drejtim.