E hënë, 13 Janar, 2025

Ministrja Nagavci: Sfidë mbetet ngritja e cilësisë në arsim

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë vlera e koeficientit bazë për mësimdhënësit do të përcaktohet shumë shpejt nga Qeveria.

Ligji për Pagat është miratuar kohë më parë, por deri më tash ende nuk është bërë i ditur koeficienti bazë. SBASHK-u ka deklaruar se nëse koeficienti nuk është mbi 120 euro, do ta kundërshtojë atë.

- Advertisement -

Megjithatë, ministrja ka thënë se nuk është në kompetencat e saj të përcaktojë këtë koeficient, teksa sipas saj sfidë mbetet ngritja e cilësisë së arsimit në vend.

“Vlera e koeficientit do të përcaktohet shumë shpejt në Qeveri. Nuk është në kompetencat e mia të plota të flasë për këtë, por besoj se koeficientit do të reflektojë edhe rritjen ekonomike. Sektori i arsimit është përfitues i të gjitha ndryshimeve dhe koeficienteve që janë planifikuar në Ligjin e Pagave. Por sfida mbetet ngritja e cilësisë në arsim e jo vetëm koeficientët”, ka deklaruar Nagavci në transmetuesin publik.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Reshjet e borës: Pezullohet mësimi në 77 shkolla në Shqipëri

Ministria e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri ka njoftuar se, për shkak të situatës...

Në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë po mbahet trajnim për mësimdhënësit

Dje dhe sot në shkollën "Ismail Qemali" në Prishtinë po mbahet trajnimi dy ditor...

SBASHK organizoi testet për mësimdhënësit e Vitisë dhe Drenasit

SBASHK organizoi testet për dy grupe të mësimdhënësve të Vitisë dhe një grup të...

Pse fëmijët janë shpesh të zemëruar, të mërzitur ose nervozë kur kthehen nga shkolla?

Femijët shpesh mund të jenë të zemëruar, të mërzitur ose nervozë kur kthehen nga...