E hënë, 24 Shkurt, 2025

Ministrja Nagavci: Qeveria po punon për mbështetjen e mësimdhënësve që të ngritet performanca në arsim

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, po qëndron në Britani të Madhe ku po merr pjesë e Forumit Botëror të Edukimit 2022.

Ajo me këtë rast ka deklaruar se Qeveria e Kosovës me përkushtim të plotë po punon për mbështetjen e mësimdhënësve dhe nxënësve në mënyrë që të ngritet performanca në arsim.

- Advertisement -

Postimi i tij:

Kënaqësi të jem pjesë e Forumit Botëror të Edukimit 2022, i cili po mbahet në Londër ku tema e këtij viti është “Arsimi: Ta ndërtojmë të ardhmen së bashku, më të fortë, më të guximshme dhe më të mirë”.

Në këtë forum, pjesë e së cilit janë edhe ministra të arsimit nga shumë vende të botës, si dhe ekspertë të arsimit, synojmë të shtojmë bashkëpunimin në mënyrë që së bashku të adresojmë çështje dhe sfida dhe me anë të bashkëpunimit të gjejmë zgjidhje.

Qeveria e Kosovës me përkushtim të plotë po punon për mbështetjen e mësimdhënësve dhe nxënësve në mënyrë që të ngritet performanca në arsim.

Prandaj, Forumi Botëror i Edukimit është njëra nga mundësitë më të mira për të shkëmbyer përvojat e sistemeve të tjera arsimore dhe për të përshtatur praktikat e mira në kontekstin tonë.

Falënderoj Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar dhe ambasadorin në Kosovë, z. Nicholas Abbot për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...