Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka vizituar Qendren e Kompetencës “11 Marsi” në Prizren për të cilën thotë se është një model i sukseshëm i shkollave profesionale, shkruan Albanian Education.
Ajo thotë se si qeveri po punojnë shumë që politikat e mira të implementohen suksesshëm për avancimin e AAP-së si dhe përafrimin kualifikimeve të arsimit dhe aftësimit profesional drejt nevojave të tregut të punës.
Postimi i plotë:
Qendra e Kompetencës “11 Marsi” në Prizren është një model i sukseshëm i shkollave profesionale.
Dje dhe sot, me rastin e ditës së shkollës, ky institucion ka organizuar dyert e hapura ku nxënësit kanë shpalosur talentin e tyre, duke e shkrirë artin, kulturën dhe shkencën në një profil të vetëm.
Kisha kënaqësinë të shoh nga afër punimet e këtyre nxënësve të talentuar dhe t’i dëgjoj prezantimet e tyre.
Si qeveri po punojmë shumë që politikat e mira të implementohen suksesshëm për avancimin e AAP-së si dhe përafrimin kualifikimeve të arsimit dhe aftësimit profesional drejt nevojave të tregut të punës.
Edukimi dhe ngritja profesionale e të rinjve do të jetë synimi ynë themelor për zhvillimin dhe të ardhmen e shtetit tonë e kjo mund të arrihet përmes bashkëpunimit të sinqertë nga të gjithë bartësit.
Përgëzoj Qendrën e Kompetencës “11 Marsi” për sukseset e arritura dhe ju uroj suksese në vazhdimësi!