Ministrja Nagavci: Prioritet i yni, arsimi cilësor

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se ka nisur ndërtimi i shkollës dhe sallës së Edukatës Fizike në fshatin Ponoshec të Gjakovës.

- paragrafi 1 -

Ajo me këtë rast ka deklaruar se arsimi cilësor dhe gjithëpërfshirës është prioritet i kësaj qeverisje.

- Advertisement -

Njoftimi i saj:

Edhe një objekt i ri shkollor.

Kësaj radhe, kemi vënë gurthemelin për ndërtimin e objektit të shkollës si dhe sallës së Edukatës Fizike në fshatin Ponoshec të Gjakovës.

- Advertisement -

Vlera financiare e këtij projekti është 1,200,000.00 euro.

Bashkë me kryeministrin Kurti uruam mësimdhënësit, nxënësit, prindërit dhe banorët e Ponoshecit dhe i njoftuam se po punojmë me një qasje shumëdimensionale që ta përmirësojmë arsimin në vend.

Arsimi cilësor dhe gjithëpërfshirës është prioritet i kësaj qeverisje.

Andaj, krahas politikave arsimore, po vazhdojmë ta përmirësojmë infrastrukturën shkollore duke e ditur rolin e rëndësishëm që ka ambienti shkollor në mësimdhënie e mësimnxënie.

Si Ministri e Arsimit jemi duke punuar me përkushtim të madh në mënyrë që, secila shkollë e secili mësues, të jetë i gatshëm dhe i motivuar për t’u ndihmuar fëmijëve që të shfrytëzojë potencialin e tij të plotë.

Vazhdojmë me investime tjera.