Ministrja Nagavci pret nxënësit e klasës së parë të shkollës “Dardania” dhe mësuesen Elenë Stublla

- Advertisement -

Ministrja Arbërie Nagavci ka pritur sot nxënësit e klasës së parë të shkollës fillore “Dardania” në Prishtinë dhe mësuesen e tyre Elenë Stublla.

- paragrafi 1 -

Njoftimin e ka bërë vet ministrja Nagavci përmes një njoftimi në Facebook.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë i Nagavcit:

Në kabinetin tim sot pat shumë gaz e pozitivitet.

Prita në kabinet mysafirë të veçantë, nxënësit e klasës së parë të shkollës “Dardania” në Prishtinë, bashkë me mësuesen e tyre Elena Stublla, të cilët i dhanë gjallëri MASHTI-t.

- Advertisement -

Fëmijë inteligjentë, plot ide e gjallëri që më falën shumë emocione, duke shpalosur pak nga bota e tyre fëmijërore.

Kërkesat dhe dëshirat e fëmijëve, fuqishëm ngrisin motivin dhe vullnetin tonë për të punuar pa u lodhur e me përkushtim që të sigurojmë arsim cilësor dhe jetë më të mirë për ta.

Ua urova Vitin e Ri dhe, përmes tyre, secilit fëmijë në Kosovë!

Shëndet, hare e mirëqenie për të gjithë fëmijët!