Ministrja Nagavci pranon Programin Kombëtar të Shkencës për periudhën 2023-2028

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar sot zyrtarisht Programin Kombëtar të Shkencës për periudhën 2023-2028.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i saj:

- Advertisement -

Pranova sot zyrtarisht Programin Kombëtar të Shkencës për periudhën 2023-2028.

Programi Kombëtar i Shkencës tashmë është finalizuar dhe sot e pranova nga kryetarja e Këshillit Kombëtar të Shkencës, Prof. Myzafere Limani dhe sekretarja Prof. Mihane Kerolli.

Falënderoj përzemërsisht anëtarët e Këshillit, të cilët kanë punuar me përkushtim që ta kemi këtë dokument të rëndësishëm, i cili orienton politikat e kërkimit shkencor në vendin tonë.

- Advertisement -

Zhvillimi i shkencës është i domosdoshëm për rritjen dhe avancimin e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të Kosovës.

Kjo është arritje madhore dhe e rëndësishme, e realizuar falë funksionalizimit të Këshillit Kombëtar të Shkencës, pas thuajse një dekade.