E hënë, 24 Shkurt, 2025

Ministrja Nagavci: Po punojmë shumë për përmirësimin e cilësisë në arsim

- Advertisement1-

Ministrja Arbërie Nagavci ka njoftuae se do të rishikohen tekstet nga klasa 1 deri 9.

Ajo thotë se si ministri po punojnë për ngritjen e cilësisë në arsim, shkruan Albanian Education.

- Advertisement -

Njoftimi i saj:

📚Tekstet shkollore kanë rol të rëndësishëm në mësimdhënie e mësim-nxënie, dhe shpesh janë burimet e vetme mësimore që përdorin mësimdhënësit dhe nxënësit.

Tash e disa vite, tekstet shkollore janë përcjellë me sfida dhe probleme të shumta, përfshirë aspektin përmbajtësor dhe atë teknik.

Në adresë të MASHTI-t kemi pranuar ankesa të shumta nga mësimdhënësit, nxënësit, prindërit, mediat dhe akterë të tjerë, lidhur me cilësinë e teksteve.

🟢Në linjë me këtë, kam kënaqësinë të ndaj me ju lajmin për fillimin e procesit të rishikimit të teksteve shkollore dhe materialeve mësimore.

Ky proces do të bazohet në praktikat më të mira bashkëkohore dhe do të mbështetet nga projekti KosEd i financuar nga Bashkimi Evropian.

- Advertisement -rrrrrrr

Si Ministri po punojmë shumë për përmirësimin e cilësisë në arsim, me theks të veçantë në përmirësimin e cilësisë së teksteve shkollore për çka do të angazhojmë ekspertë që janë specialistë të fushave përkatëse.

Përmes këtij rishikimi do të sigurojmë të dhëna specifike mbi cilësinë e teksteve aktuale, të identifikojmë fushat që kërkojnë përmirësim, e të ofrojmë rekomandime për ndërhyrje të fokusuara në tekstet ekzistuese.

Rishikimi do të fillojë me tekstet e lëndëve të Gjuhës Shqipe dhe Matematikës të klasës 1 – 9, për të vazhduar me lëndët dhe fushat e tjera kurrikulare.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...