E diel, 23 Shkurt, 2025

Ministrja Nagavci: Po punojmë për ngritjen e cilësisë në arsim

- Advertisement1-

Ministrja Arbërie Nagavci me ftesë të Këshillit të Evropës po qëndron në Strasbourg të Francës ku përgjatë dy ditëve ka zhvilluar takime të rëndësishme me zyrtarë të lartë në këtë organizatë.

Ajo ka thënë se i ka informuar për punën që po bënë Qeveria e Kosovës për ngritjen e cilësisë në arsim përmes avancimit të politikave veçanërisht sa i përket rritjes së pjesëmarrjes në arsim të fëmijëve nga grupet e cënueshme.

- Advertisement -

Postimi i tij:

Me ftesë të Këshillit të Evropës po qëndroj në Strasbourg të Francës ku përgjatë dy ditëve kam zhvilluar takime të rëndësishme me zyrtarë të lartë në këtë organizatë.

Kemi biseduar për punën e Këshillit të Evropës në fushën e arsimit, të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijëve, si dhe mbështetjen për arsimin në Kosovë.

Kam takuar drejtorin e Drejtorisë për Pjesëmarrje Demokratike, Matiaz Gruden, shefin e Departamentit të Arsimit, Villano Qiriazi dhe shefen e Divizionit për Bashkëpunim dhe Ngritje të Kapaciteteve, Sarah Keating.

I informova për punën që po bënë Qeveria e Kosovës për ngritjen e cilësisë në arsim përmes avancimit të politikave veçanërisht sa i përket rritjes së pjesëmarrjes në arsim të fëmijëve nga grupet e cënueshme.

Ndërkaq, me shefen e Departamentit të Programeve, Delphine Freymann dhe koordinatoren për Evropën Juglindore dhe Turqinë, Katerina Markovova, biseduam për programet e reja të KiE dhe mundësitë e rritjes së bashkëpunimit me Kosovën në fusha të tjera.

- Advertisement -rrrrrrr

Falenderova Këshillin e Evropës për mbështetjen e vazhdueshme e së fundmi edhe projektin e përbashkët me BE, “Ndërtimi i kapaciteteve për Përfshirje në Arsim – INCLUDE”, i cili përkrahë përmirësimin e qasjes në arsim cilësor të nxënësve nga grupet e cënueshme në Kosovë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...