E hënë, 24 Shkurt, 2025

Ministrja Nagavci po merr pjesë në Forumin Botëror të Edukimit në Londër

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, po merr pjesë në Forumin Botëror të Edukimit në Londër, shkruan Albanian Education.

Ministrja ka njoftuar se këtë vit tema e Forumit është “Të ushqyerit e kulturës së të nxënit adaptues dhe të qëndrueshëm”, duke synuar arsim më të fortë e më cilësor kudo.

- Advertisement -

Postimi i saj:

🇬🇧Me ftesë të Shkëlqesisë së saj, znj. Gillian Keegan, Sekretare e Shtetit për Arsim në Mbretërinë e Bashkuar, me kënaqësi po marr pjesë në Forumin Botëror të Edukimit në Londër.

📝Këtë vit tema e Forumit është “Të ushqyerit e kulturës së të nxënit adaptues dhe të qëndrueshëm”, duke synuar arsim më të fortë e më cilësor kudo.

❇️Rrjetëzimi me bazë të gjerë dhe shkëmbimet intensive të përvojave edukative, akademike, arsimore e teknologjike me kolegë e bashkëpunëtorë janë tejet të vlefshme, andaj dhe në kuadër të Forumit, po zhvilloj takime me homologë të shteteve të ndryshme, si dhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave qe punojnë në fushën e arsimit, shkencës dhe inovacionit.

✴️Ky Forum mbledh çdo vit ministra të arsimit dhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave arsimore nga 118 vende të botës. Duke bashkuar politikëbërësit me bërësit, Forumi është një platformë e shkëlqyer për nxitjen e bashkëpunimit të nivelit të lartë mes palëve që formësojnë sistemet edukativo-arsimore në tërë globin.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...