E hënë, 24 Shkurt, 2025

Ministrja Nagavci: Po i avancojnë politikat arsimore për t’i dhënë mundësi të barabarta secilit fëmijë

- Advertisement1-

Ministrja Arbërie Nagavci, thotë se në Ministri po i avancojnë politikat arsimore për t’i dhënë mundësi të barabarta secilit fëmijë.

Postimi i saj:

- Advertisement -

Kënaqësi të takoj vogëlushët në Qendrën me bazë në komunitet në Fushë Kosovë.

Shumë fëmijë zhvillojnë aktivitete edukative dhe argëtuese në klasën e edukimit parafillor e marrin mësim plotësues në këtë qendër që udhëhiqet nga organizata “The Ideas Partnership”.

I përgëzova drejtorin Arbon Osmani dhe gjithë stafin për punën dhe përkushtimin që tregojnë tash e sa vite për arsim, edukim dhe mirëqenie të fëmijëve të komuniteteve romë, ashkalinj dhe egjiptianë.

Ne, në Ministri po i avancojmë politikat arsimore për t’i dhënë mundësi të barabarta secilit fëmijë.

Kemi ndarë bursa për nxënësit e shkollave të mesme të komuniteteve dhe kemi planifikuar këtë vit edhe bursa për studentë, me fokus në Fakultetin e Edukimit.
MAShTI mbetet i hapur për bashkëpunim me organizatat si “The Ideas Partnership”, sepse të gjithë së bashku mund të bëjmë më shumë dhe të sigurohemi që secili fëmijë nesër do të jetë qytetar i vlefshëm i Kosovës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...