E diel, 23 Shkurt, 2025

Ministrja Nagavci përmend sërish aftësimin e mësimdhënësve

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka takuar sot homologun e saj kroat, Radovan Fuchs me të cilin thotë se diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në të gjitha nivelet e arsimit në mes të institucioneve qëndrore dhe u dakorduam që bashkëpunimi të zgjerohet edhe në nivel të institucioneve arsimore.

Ajo ka përmendur sërish aft9simin e mësimdhënësve ku thotë se me ministrin kroat të arsimin biseduan për shkëmbimin mbi sistemin e aftësimit të mësimdhënësve para shërbimit dhe gjatë shërbimit, si dhe sistemin e avancimit në karrierë të mësimdhënësve.

- Advertisement -

Postimi i saj:

Bashkë me ministrin e Shkencës dhe Arsimit të Kroacisë, Radovan Fuchs diskutuam sot për mundësitë e bashkëpunimit në të gjitha nivelet e arsimit në mes të institucioneve qëndrore dhe u dakorduam që bashkëpunimi të zgjerohet edhe në nivel të institucioneve arsimore.

Mbështetja e Kroacisë sidomos në fushën e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP) ka rëndësi të madhe për Kosovën meqë ky segment i arsimit është një nga prioritetet e MAShTI që e kemi paraparë në Planin Strategjik të Arsimit të Kosovës 2022-2026.

Me ministrin kroat diskutuam edhe rreth shkëmbimit për zbatimin e arsimit dual, shkëmbimit mbi sistemin e aftësimit të mësimdhënësve para shërbimit dhe gjatë shërbimit, si dhe sistemin e avancimit në karrierë të mësimdhënësve.

I shpreha mirënjohje po ashtu, për fillimin e partneritetit në mes të MAShTI dhe Fakultetit të Edukimit me Universitetin e Zarës për zhvillimin e kualifikimit të masterit 1-vjeçar për mësimdhënësit e ardhshëm të AAP-së, duke e trajtuar si profesion të rregulluar.
?????

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...