Ministrja Nagavci: Përkrahja jonё për vajza nuk do të ndalet

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se ka takuar vajzat nga Këshilli i Nxënësve biseduam për politikat dhe veprimet që promovojnë përkrahjen e vajzave dhe grave përmes mbështetjes financiare për arsimimin e tyre por edhe mbështetjes në forma të ndryshme.

- paragrafi 1 -

Ajo thotë se ështё promovuar mundёsia e barabartё e vajzave nё ushtrimin e profesioneve tё stigmatizuara si “profesione pёr djem”, siç janë: inxhinieria, makineria, teknologjia, matematika dhe si rrjedhojё kemi rritje tё ndjeshme tё pjesёmarrjes sё vajzave nё shkolla profesionale.

- Advertisement -

Postimi i saj:

Bashkë me vajzat nga Këshilli i Nxënësve biseduam për politikat dhe veprimet që promovojnë përkrahjen e vajzave dhe grave përmes mbështetjes financiare për arsimimin e tyre por edhe mbështetjes në forma të ndryshme.

Si Ministri e Arsimit kemi integruar barazinë gjinore nëpër të gjitha dokumentet tona si kurrikula arsimore, legjislacion, strategji dhe programe dhe duhet të punojmë më shumë për implementimin e suksesshëm të tyre.

- Advertisement -

Po ashtu, kemi zhvilluar udhëzues për identifikimin dhe shmangien e diskriminimit gjinor në tekste shkollore. Të gjithë bashkë duhet të punojmë shumë në implementimin e suksesshëm të të gjithë këtyre politikave dhe strategjive.

Ështё promovuar gjithashtu mundёsia e barabartё e vajzave nё ushtrimin e profesioneve tё stigmatizuara si “profesione pёr djem”, siç janë: inxhinieria, makineria, teknologjia, matematika dhe si rrjedhojё kemi rritje tё ndjeshme tё pjesёmarrjes sё vajzave nё shkolla profesionale.

Vitin e kaluar kemi ndarë 1365 bursa STEM ku 812 përfituese kanë qenë vajza/gra.
Po ashtu, gjatë vitit 2021 kemi përkrahur 24 kandidatë për bursë të doktoratës për studentët që studiojnë në 500 universitetet me të mira në botë (prej tyre 10 kanë qenë vajza).

Përkrahja e institucioneve tё Republikёs sё Kosovёs për vajza nuk do të ndalet.

Sot e çdo ditë tjetër, do të punojmë shumë në ofrimin e mundësive të barabarta për të gjitha vajzat.