Ministrja Nagavci: Pas miratimit të Ligjit të Pagave, punëtorët e arsimit do të trajtohen dinjitetshëm

- Advertisement -

Ministrja Arbërie Nagavci ka reaguar pas miratimit të Ligit të Pagave duke thënë se punëtorët e arsimit do të trajtohen dinjitetshëm.

- paragrafi 1 -

“Në ligjin për paga të anuluar nga Kushtetuesja, drejtorët e shkollave të mesme të lartë ka qenë të ranguar në vlerën e koeficientit më të lartë të pagës, 29 përqind ndërsa me Ligjin e ri, janë 35 përqind e koeficientit më të lartë”, ka treguar Nagavci.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë i saj:

Edhe një premtim i realizuar

Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi sot Ligjin e Pagave në Sektorin Publik. Ky ligj themelon për herë të parë sistemin e unifikuar të pagave bazuar në ligjshmëri dhe transparencë, drejtësi e barazi. Dallimin mes pagës më të lartë dhe asaj më të ulët e kemi nivelizuar nga 20 herë, në vetëm 4.78 herë.

- Advertisement -

Me Ligjin e Pagave të votuar nga Kuvendi i Republikës, punëtorët e arsimit do të trajtohen dinjitetshëm.

Me kënaqësi ju njoftoj se me Ligjin e miratuar sot kemi ngritje të koeficientëve në të gjitha kategoritë e arsimit parauniversitar.

Me shumë punë e përkushtim kemi arritur të eleminojmë padrejtësitë ndaj shumë punonjësve të sektorit të arsimit si biblotekist, psikolog, pedagog dhe sekretar që u ishin bërë në Ligjin e kaluar.

Më poshtë po prezantoj disa nga dallimet nga Ligji i miratuar sot dhe atij të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese:

Në ligjin për paga të anuluar nga Kushtetuesja, drejtorët e shkollave të mesme të lartë ka qenë të ranguar në vlerën e koeficientit më të lartë të pagës, 29 përqind ndërsa me Ligjin e ri, janë 35 përqind e koeficientit më të lartë.

Drejtorët e shkollës fillore dhe të mesme me ligjin e shfuqizuar kanë qenë të ranguar në vlerën e koeficientit më të lartë të pagës, 27 përqind ndërsa me Ligjin e ri janë 34.4 përqind.

Drejtorët e institucioneve parashkollore kanë qenë të ranguar në vlerën e koeficientit më të lartë të pagës, 25 përqind kurse me Ligjin e ri janë 32.8 përqind.

Mësimdhënësit e shkollës së mesme të lartë kanë qenë të ranguar në vlerën e koeficientit më të lartë të pagës, 26 përqind ndërsa me Ligjin e ri janë 32.2 përqind.

Mësimdhënësit e shkollës fillore dhe të mesme të ulët kanë qenë të ranguar në vlerën e koeficientit më të lartë të pagës, 24.5 përqind ndërsa me Ligjin e ri janë 31.1 përqind.

Psikologët/pedagogët kanë qenë të ranguar në vlerën e koeficientit më të lartë të pagës 23 përqind, kurse me Ligjin e ri janë 31.7 përqind.

Ky trend i ngritjes në pozicionim të nënpunësve të sektorit të arsimit është evident në të gjitha kategoritë e nënpunësve të arsimit parauniversitar.

Urime të gjithë punëtorëve të arsimit!