E diel, 29 Dhjetor, 2024

Ministrja Nagavci paralajmëron mësimdhënësit: Vlerësimi i performacës do të jetë i vazhdueshëm

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka marr pjesë në prezantimin e pakos ligjore “Sistemi i licencimit dhe avancimi në karrierë i mësimdhënësve”.

Ajo tha se vlerësimi i performacës do të jetë i vazhdueshëm si dhe me këtë pako parashihet edhe provimi shtetëror i të sapo diplomuarve të Fakultetit të Edukimit.

- Advertisement -

“Po e finalizojmë këtë pako të udhëzimeve të bazës ligjore e cila do të na mundësoj që të kemi një vlerësim meritrokatik të performacës së mësimdhënësve e po ashtu edhe avancimin në karrierë të atyre që janë meritor. Rrugëtimi i jonë i përbashkët drejtë BE nuk mund të përparoj pa një mësimdhënie cilësore”.

“Ky projekt e ka pasur përkrahjen nga zyra e BE. Kjo pako ligjore e vë në qendër mësimdhënësin, sistemin e përgatitjes, zhvillimin dhe licencimin e mësimdhënësve sipas dokumenteve të parapara. Do të përfshijë përgatitjen për mësimdhënieje, kualifikimin e mësimdhënësve para shërbimit”.

“Parashihet edhe provimi shtetërorë, që për herë të parë organizohet, ku këtij provimi do t’i nënshtrohen të gjithë të diplomuarit të Fakultetit të Edukimit, pas kalimit të suksesshëm të këtij provimi ata pajisen më licenca. Janë disa faza për sistemin e licencimit në karrierë. Ne kemi parë licencën e karrierës, licencën e avancuar si dhe licencën e përhershme. Udhëzimi prej sot do të jetë në dëgjim publik. Vlerësimi i performacës do te jetë i vazhdueshëm dhe do të ketë disa faktor dhe kritere që do të ndikoj në përmirësimin e performancës së mësimdhënësve”, tha ajo.

Rektori i Fakultetit të Edukimit Blerim Saqipi tha se vitet e fundit në këtë Fakultet ka rënë interesimi i të rinjve që të studiojnë për mësimdhënie.

Ai tha se kjo iniciativë e Ministrisë, nëse do të implementohet do të jetë një imput për zhvillimin e mësimdhënies.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nis ndërtimi i një çerdhe të re në Kaçanik

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se bashkë me kryeministrin Albin Kurti kanë...

Jehona Lushaku Sadriu: Mësimi tërëditor rrit cilësinë e arsimit

Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka prezantuar modelin e mësimit...

Komuna e Drenasit i vlerëson me mirënjohje mësimdhënësit e Matematikës

Më rastin e përfundimit të gjysmë vjetorit të parë të vitit shkollor, kryetari i...

Ish-ministri i Arsimit vjen me premtim: Rritje pagash prej 50% për mësimdhënësit

Enver Hoxhaj, ish-Ministër i Arsimit dhe një prej figurave kryesore të PDK-së, ka publikuar...