E diel, 9 Shkurt, 2025

Ministrja Nagavci optimiste për rezultate të mira në arsim: Sfidat s’do të jenë të pakta, por do t’i tejkalojmë

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka marrë pjesë, së bashku me kabinetin qeveritar dhe ministrat, në punëtorin e organizuar nga Kryeminstri, Albin Kurti.

Gjatë kësaj punëtorie, Nagavci ka shpalosur para Kurtit vizonin, misionin, qëllimet strategjike si dhe finalizimin plotësim-ndryshimin e 4 ligjeve.

- Advertisement -

Pas këtij prezantimi, Nagavci ka thënë se sfidat nuk do të jenë të pakta, por do t’i tejkalojnë me sukses.

“Sfidat s’do të jenë të pakta, por do t’i tejkalojmë përmes realizimit të planit për përshpejtim të procedurave administrative, komunikimit më efikas, zbatimit të politikave qendrore e plotësimit të vendeve të lira të punës. Jam e bindur se do të përballemi me sukses me sfidat e do të realizojmë rezultatet e synuara, sepse arsimi është pika ku duhet dhe do të jemi bashkë”, ka shkruar Nagavci.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Një nxënës 16-vjeçar nga Prishtina pretendon se u rrah nga policët civilë në drejtori të shkollës

Një nxënës 16 vjeçar i shkollës “Hoxhë Kadri Prishtina”, O.M. po pretendon se është...

Pensionohet Shaban Mazreku, punëtor teknik i shkollës “Ibrahim Mazreku” në Malishevë

Është pensionuar punëtori teknik Shaban Mazreku i shkollës “Ibrahim Mazreku” në Malishevë. Njoftimi i shkollës: Në...

Evans Drishti: Sindroma e një note dhe protagonizmi i një prindi

Disa prindër ushtrojnë presion mbi mësuesit për nota të larta, duke injoruar aftësitë reale...

Raimonda Sino: Material didaktik në lidhje me kriteret e vlerësimit të orës së hapur dhe të projektit kurrikular

Risitë në kualifikimin e mësuesve 2024-2025 fokusohen te vlerësimi i orës së hapur dhe...