E diel, 19 Janar, 2025

Ministrja Nagavci nuk tregon nëse më 1 shtator nis viti i ri shkollor

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, nuk ka treguar se kur do të nisë viti i ri shkollor.


Në Interaktiv të KTV-së ajo ka thënë se vendimi do të merret në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, duke i respektuar rekomandimet e ekspertëve shëndetësorë. Megjithatë, ka thënë se s’ka rekomandime aktualisht.

- Advertisement -

Ninistrja nuk ka pranuar të flasë për ndonjë datë të caktuar, por ka thënë se Ministria, komunat dhe shkollat tashmë janë të gatshme për nisjen e mësimit më 1 shtator.

“Sa na i përket neve si ministri, por edhe komunave e shkollave janë bërë të gjitha përgatitjet. Natyrisht situata me pandeminë, sidomos ditëve e javën e fundit me numrat gjithmonë në rritje na kthejnë në vëmendje se për marrjen e vendimit duhet respektuar në tërësi rekomandimet e ekspertëve e IKSHPK-së. Do të merret vendimi në mbledhjen e radhës së Qeverisë. Besoj që deri në fund të kësaj jave do të merret vendimi. Masat aktuale janë në fuqi deri më 1 shtator, e vendimi i ri duhet të merret para 1 shtatorit. Ne i respektojmë rekomandimet e IKSHPK-së. Aktualisht rekomandimet janë që të kihet kujdes për respektim masash duke ruajtur distancën, me rëndësi të madhe është vaksinimi, por është ngritur shqetësimi se duhet të kemi vaksinim më të madh të popullatës sepse bëhet fjalë me lëvizje të fëmijëve dhe jo vetëm me praninë e tyre në shkollë”, ka thënë ajo. “Nuk ka rekomandime specifike për kohën. Jemi të njoftuar se trendët po ndryshojnë. Bëhet fjalë edhe për një javë deri te planifikimi për fillimin e vitit të ri shkollor. Po e përcjellim situatën dhe në mbledhjen e ardhshme do të merret vendimi për fillimin e vitit të ri shkollor.”

Sa i përket procesit të vaksinimit, Nagavci ka thënë se 72 për qind e stafit mësimdhënës dhe stafit tjetër janë vaksinuar ndaj COVID-19.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...