E shtunë, 23 Nëntor, 2024

“Ministrja Nagavci nuk është shembull i mirë për ta udhëhequr arsimin, të dorëhiqet menjëherë”

- Advertisement1-

Profesoresha Jehona Lushaku pjesë e partisë opozitare LDK në një konferencë për media tha sot se Ministria e Arsimit ka shkelur Kushtetutën e Kosovës duke tejkaluar kompetencat e saj dhe cenuar përgjegjësitë komunale, përkatësisht ka ndërhyrë në kompetencat vetanake të Komunës së Kamenicës për ofrimin e arsimit publik parashkollor, fillor dhe të mesëm.

Ky vendim, sipas saj përveç se është jokushtetues tregon se si Qeveria aktuale e ka përdorur arsimin për fitime elektorale.

- Advertisement -

Duke e ndërlidhur me çështjen e lartekur, ajo tha se ministrja Nagavci nuk është shembull i mirë për të udhëhequr arsimin.

“Dje, ministrja e Arsimit ka deklaruar se do ta analizojë vendimin duke mos e marrë atë si të plotëfuqishëm dhe duke mos dhënë dorëheqje. Qeveria tanimë është shndërruar në një Gjykatë. Ministrja ka harruar se Gjykata Kushtetuese është ajo që analizon vendimet e Qeverisë, e jo Qeveria ato të Gjykatës Kushtetuese. Kjo ministre nuk mund të udhqëheq arsimin ku edukohen gjeneratat e ardhshme, ajo nuk është shembull i mirë. Arsimi duhet të udhëhiqet nga njerëz me kredibilitet dhe që mbajnë përgjegjësi, posaçësisht kur bëhet fjalë për shkelje të aktit më të lartë juridik dhe politik të vendit”, deklaroi Lushaku.

Tutje, ajo tregoi edhe dy arsye se pse ministrja Nagavci duhet të japë dorëheqje nga posti që ka.

“Andaj LDK kërkon dorëheqjen e menjëhershme të ministres Nagavci. Një, për të ndaluar krijimin e precedentëve dhe të mosrespektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga institucionet e vendit dhe dy për të ndaluar ndërhyrjen e pushtetit qendror në qeverisjen lokale”, theksoi Lushaku.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Fjalët e urta dhe thëniet për misionin e lartë të mësuesit

Mbase u bë ca kohë që jeni shkëputur nga shkolla apo që kur keni...

Studimi i fundit: Shqetësuese përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla

Një studim i realizuar nga psikologë dhe socialogë në disa prej shkollave të Qarkut...

LIRI gëzon nxënësit e shkollës “Shaban Jashari” në Skenderaj – iu dërgon biskota Sempre e çanta

Kompania LIRI nga Prizreni edhe në muajin e Nëntorit, që njihet si muaji i...

Memli Krasniqi takon Jasharajn: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard Tahirin kanë takuar...