Ministrja Atbërie Nagavci ka njoftuar se në muajin prill do të mbahet konferenca kombëtare për vajzat/gratë në STEM që do të mbledhë hisedarët kryesorë të arsimit, trajnimit dhe industrisë për të bashkërenduar aktivitetet në rritjen e numrit të vajzave/grave në tregun e punës.
Njoftimi i plotë:
Kënaqësi që bashkë gra të disa shteteve të marrë pjesë në panelin e konsultimeve nënrajonale për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë ku diskutuam rreth digjitalizimit dhe fuqizimit ekonomik të grave dhe vajzave.
I njoftova me disa nga politikat dhe masat afirmative qe kemi ndërmarrë për të përkrahur digjitalizimin dhe njëkohësisht vajzat dhe gratë.
📎Kemi ndarë 6,5 mil euro për të zhvilluar komponentën e digjitalizimit arsimor;
📎 Rreth 3 milionë euro për bursat STEM;
📎1 mijë vauçerë për nxënësit e shkollave të mesme (gjimnaze dhe profesionale) për kurse/trajnime në fushën e TIK ku janë mbështetur sidomos vajzat;
Po ashtu, në muajin prill do të mbahet konferenca kombëtare për vajzat/gratë në STEM që do të mbledhë hisedarët kryesorë të arsimit, trajnimit dhe industrisë për të bashkërenduar aktivitetet në rritjen e numrit të vajzave/grave në tregun e punës.
Vendi ynë po prin me politikat e saj dhe në vazhdimësi, po shohim të rinjë e të reja të sukseshëm në fushën e teknologjisë.
Në UP, studentet në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit tashmë po tejkalojnë edhe nivelet e Bashkimit Europian.
Përderisa në BE vajzat/gratë në TIK përgjithësisht arrijnë rreth 17%, në UP pjesëmarrja e tyre në këto programe është mbi 50%.