Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se është shpallur konkursi për regjistrimin e kandidatëve për nivelin e 5-të, për përgatitjen e kuadrit për Asistent për fëmijë me nevoja të veçanta arsimore.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se në këtë konkurs do të pranohen gjithsej 125 kandidatë në të gjitha komunat.
Postimi i saj:
Është shpallur konkursi për regjistrimin e kandidatëve për nivelin e 5-të, për përgatitjen e kuadrit për Asistent për fëmijë me nevoja të veçanta arsimore.
Kualifikimi do të ofrohet në 5 grupe: në Qendrën e Kompetencës në Ferizaj, Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeqovi” në Prishtinë, Qendrën Burimore “Përparimi” në Prishtinë, Qendrën Burimore “Lef Nosi” në Prizren, dhe Qendrën Burimore “Nëna Terezë” në Mitrovicë.
Në këtë konkurs do të pranohen gjithsej 125 kandidatë në të gjitha komunat.
Krahas ndarjes së buxhetit po përgatisim edhe kuadro për këto pozita.
Derisa këtë vit kemi punësuar 100 asistentë, për vitin e ardhshëm është planifikuar buxheti për punësimin e 300 asistentëve tjerë. Kështu po përmbushim premtimin tonë për punësimin e 400 asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta.
Për më shumë detaje gjeni linkun në vijim: https://masht.rks-gov.net/shpallje-konkursi/?fbclid=IwAR2VJkKi6rIEC3oBKfAt77vbZ-gdkmOuKrI6qWa8EwCb0ST_w7BmsplTmLw